Lajme

Vjosa Osmani paralajmëroi padi- vjen kundërpërgjigja nga Ridvan Berisha: Shihemi në gjyq!

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 10 January 2023

Gazetari Ridvan Berisha i është kundërpërgjigjur presidentes Vjosa Osmani, e cila ka paralajmëuar padi në lidhje me një deklaratë, ku sipas gazetarit e para e shtetit ka ndërhyrë në rastin Pantiq.

Berisha vazhdon të qëndroj prapa deklaratës se Osmani ka ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit, raporton Gazeta Blic

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku.

Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit.

Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani?

Presidente, mirupafshim në gjyq!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera