Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/230515-Volodymyr-Zelenskyy-1200p-ba4542-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:33 | 18 May 2024
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një ofensivë më të gjerë në veri dhe lindje që synon të pushtojë Kharkiv, rajone ku Moska po vazhdon sulmet e saj në shkallë të gjerë qe nga 10 maji.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një ofensivë më të gjerë në veri dhe lindje që synon të pushtojë Kharkiv, rajone ku Moska po vazhdon sulmet e saj në shkallë të gjerë qe nga 10 maji.
“Ata nisën një operacion që mund të përbëhet nga disa valë, dhe kjo është e para,” tha Zelensky në momentin kur Rusia filloi fushatën e saj më të madhe të pushtimit territorial qe nga fundi i vitit 2022.
Megjithatë, ai beson se, megjithëse Rusia ka qenë duke avancuar në rajonin rreth Kharkiv ditëve të fundit, situata për forcat e tij ushtarake është më e mirë se një javë më parë kur trupat ruse kaluan papritur kufirin.
Zelensky thotë se Rusia dëshiron të sulmojë Kharkiv, një qytet që është vetëm disa dhjetëra kilometra larg nga fronti, pas dështimit për kapjen e tij në vitin 2022.
Ai tha për mediat franceze se Ukrainës i mungon personeli ushtarak. “Ka mjaft brigada që u mungojnë njerëzit.”
Kievi miratoi një ligj të diskutueshëm, i cili hyri në fuqi tashmë të shtunën, dhe qëllimi i tij është të përshpejtojë mobilizimin ushtarak duke ulur moshën për shërbimin ushtarak nga 27 në 25-vjeç. Të premten, Zelensky nënshkroi gjithashtu një ligj që lejon rekrutimin e të burgosurve në këmbim të lirimit me kusht.
Presidenti ukrainas shprehu keqardhjen që ka vetëm një të katërtën e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që i nevojiten Kievit dhe shtoi se i duhen edhe 120 deri në 130 avionë luftarakë F-16, duke iu referuar ndihmës së Perëndimit.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/Baneri-kryesor-.png)
Të tjera
-
Kurti pret sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim ministri...
-
“Rusia përpiqet të krijojë situata për ta fajësuar aleancën”/ Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie
NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore ...
-
Ndryshimet e Tokës/ Bërthama rrotullohet më ngadalë, ndryshon gjatësinë e ditës me… 1 sekondë
Bërthama e brendshme e Tokës po rrotullohet më ngadalë. Ky është rezultati i ...
-
Trump: SHBA duhet të shpëtohet nga Lufta e Tretë Botërore
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e shpërthimit...
-
Mblidhet komisioni për Mjedis, shqyrtohet Projektligji për rrugët
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të mblidhet...
-
Ambasadorja izraelite shënon sot në Kosovë ditën e Pavarësisë së Izraelit
Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizon pritje për ditën e Pava...
-
S’ka marrëveshje në Bruksel për emrat që do ta drejtojnë BE-në
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hë...
-
Skenderaj shënon Ditën e Çlirimit, zbulohet shtatorja e Leotrimit
Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gj...
-
Mësimdhënësit kërkojnë të paguhen orët mbinormë të kujdestarisë
Mësimdhënësit, përveç arsimimit të nxënësve, kanë përgjegjësi edhe t’i edukoj...
-
Presidenti Biden do shpallë planin e ri që mbron nga dëbimi individët e martuar me amerikanë
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshi...
-
Moti në Shqipëri me diell
Në Shqipëri moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fr...
-
Sveçla: Qeveria serbe po financon terrorizmin
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sv...