Lajme

Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 18 May 2024

Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë.

Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, dy pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvatje është identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera