Lajme

Vjosa Osmani ngushëllon familjen e piktorit Daut Berisha: Ai ishte emër i shquar në botën e artit

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 26 January 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha me rastin e ndarjes nga jeta të piktorit të shquar dhe veprimtarit të dalluar, Daut Berisha.

Sipas Osmanit, piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar e veprimtarit të dalluar, Daut Berishës”.

-Advertisement-

“Piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës”.

“Me punën e tij krijuese dhe me angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare, ai u bë shpejt personalitet i veçantë i kulturës dhe artit, por edhe referencë për veprime atdhetare”.

Tutje, Osmani shton se veprat e Berishës të ekspozuara në galeritë më të njohura botërore, e bën atë artist e njeri të respektuar gjithandej.

“Piktori Berisha na la trashëgimi të shquar artistike e njerëzore. Në këto momente ne jemi me familjen e tij, me miqtë dhe me artdashësit e tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera