Lajme

Vdekja e drejtorit të AKP-së, Kurti: Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 03 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes së drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Nazmi Mikullovci, i cili ka vdekur në moshën 79-vjecare, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë ka thënë se emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

“Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj.

Postimi i plotë:

Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci.

Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi.

Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera