U2 dhe Ed Sheeran anulojnë koncertet në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 18 September 2017
Banda irlandeze e “rock”-ut, U2 dhe Ed Sheeran kanë anuluar koncertet e tyre që priteshin të mbaheshin në St. Louis për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, pas protestave të dhunshme në qytet që shkaktoi lirimi i një ish-oficeri të bardhë policie, i akuzuar për vrasjen e një personi me ngjyrë.
Irlandezët pritej të performonin në “The Dome at America’s Center” mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këngëtari britanik Sheeran i ka shitur të gjitha biletat për shfaqjen që pritej të zhvillohej mbrëmjen e sotme në “Scottrade Center”. Por policia ka njoftuar se nuk mund t’iu garantojnë nivelin e duhur të sigurisë, pasi qyteti është përballur me protesta të vazhdueshme dhe të dhunshme.
Qindra vetë protestuan të premten dhe të shtunën në St. Louis, në qendër dhe në periferi të qytetit, duke çuar deri në arrestimin e të paktën 32 personave. Megjithatë, protesta më të mëdha priteshin mbrëmjen e së shtunës.
Këngëtari i famshëm Bono i grupit “U2”, përmes një deklarate në “Instagram” tha se ishte “tejet i zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur në St. Louis, që detyroi edhe anulimin e koncertit” të tyre.
“Jam duke lexuar fjalimin e Luther King nga Katedralja Kombëtare dhe pyes veten nëse sot jemi në vitin 1968 apo 2017?”, shkruan Bono. Edhe në faqen zyrtare të “U2”, thuhet se banda “nuk mund të rrezikojë me ndërgjegje të plotë jetët e fansave të tyre”, nëse do të vijonin me planet për zhvillimin e koncertit.
Megjithatë, për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna.
Të tjera
-
Xhirohet teksa bën tejkalim në vijë të plotë, gjobitet 200 euro
Policia në Pejë sot ka pranuar njё video incizim nga njё qytetar, ku shihet s...
-
Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit, temë diskutimi mes Osmanit dhe ambasadorit italian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të premten në takim ambasadorin e R...
-
Seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut do mbahet më 11 qershor
Seanca e radhës ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelo...
-
Ulutash e njofton Osmanin me situatës së sigurisë në vend
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor ...
-
Gërvalla me kongresistin Torres bisedon për progresin e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me kongresistin d...
-
Rrokulliset kamioni në rrugën Shtime – Prizren, dy të lënduarit dërgohen në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizr...
-
Haziri: Ka mbi njëmijë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje, qeveria është e papunë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mb...
-
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vra*sjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka vazhduar dhënien...
-
Zëvëndësja e Kurtit: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se zgjedhje duhet t...
-
Halil Kastratit i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga presidenti Erdogan
Humanisti Halil Kastrati, njëherit Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkan...
-
Krivaqa e Sejdiu nuk e pranojnë fajësinë as në procesin e ri gjyqësor
Në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuz...
-
Maqedonci takon Ulutashin, e vlerëson bashkëpunimin KFOR-FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim komandantin e KF...