Lajme

Gërvalla me kongresistin Torres bisedon për progresin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 24 May 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me kongresistin demokrat Ritchie Torres

Fuqizimi i partneritetit në programe konkrete dhe një roli më aktiv i Kongresit Amerikan rreth sfidave të Republikës së Kosovës ishte tema thelbësore e bisedës së Gërvallës, me kongresistin demokrat, Ritchie Torres, i cili shquhet si mik dhe mbështetës i madh i Kosovës.

“Ministrja Gërvalla ndau me Kongresistin Torres edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, thuhej në njoftimin e MPJD-së.

-Advertisement-

“Duke e falënderuar për mbështetjen e madhe, Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Torres edhe rreth mërgatës së Kosovës në SHBA, organizimin e mirëfilltë të tyre, rolin e madh në shtetndërtim  dhe zhvillim ekonomik, si një urë e fortë mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së”, thuhej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera