Lajme

Tërheqja e parave nga Trusti reagon përsëri edhe Oda Amerikane

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 30 May 2022

Oda Amerikane përsërit shqetësimin e saj kundër tërheqjes së kursimeve pensionale në Kosovë, për të cilën është diskutuar për më shumë se një muaj, derisa projektligji u procedua për kuvend pa miratimin e komisionit të Financave.

Sipas kësaj ode, me tërheqjen e Trustit do të cenohet dinjiteti i pensionistëve dhe do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik.

“Duke mirëkuptuar shqetësimin e iniciuesve dhe ithtarëve të ndryshimeve të propozuara për sa i përket ngritjes së kostos së jetesës, Oda Amerikane rikujton se tkurrja e kursimeve pensionale në llogari të përballimit të sfidave aktuale cenon prospektet për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”, thuhet në reagimin e odës.

-Advertisement-

Sipas kësaj ode duhet pasur parasysh që një pjesë e fondeve të kursimeve pensionale janë të investuara në bonot e thesarit, ndërkohë që sipas tyre tkurrja e mundshme e fondeve do të cenojë edhe mundësitë e shtetit për realizim të investimeve kapitale, e cila në anën tjetër do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike.

“Përfitimet afatshkurta socio-ekonomike nga të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk do të tejkalonin në asnjë mënyrë pasojat negative të një mase të tillë. Prandaj, politikbërësit në Kosovë, shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare, por edhe hisedarët e tjerë, duhet të përfshihen në dialog gjithëpërfshirës me qëllim të identifikimit të masave të duhura për tejkalim të krizës aktuale dhe asaj që mund të pasojë në muajt në vijim”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera