Sport

Talenti i Trepçës’ 89 që është në prova të skuadra zvicerane sot ka luajtur kundër Baselit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 13 January 2021

Talenti i Trepçës ’89, Milot Avdyli, që disa ditë ndodhet në Zvicër, shkruan Gazeta inFokus.

Ai është duke i kryer provat te klubi i Arauas, dhe në rast se i kalon ato, ai do të transferohet atje.

Araua sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Baselit, ku ka pësuar humbje me rezultat 5-0.

-Advertisement-

E në këtë ballafaqim për 45 minuta ka luajtur edhe Milot Avdyli, i cili ka pasur paraqitje mjaftë të mirë.

Pas disa ditëve do të kuptohet e ardhmja e talentin vushtrrias, i cili në Kosovë paraqitet me skuadrën e Trepçës ‘89./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera