Lajme

Takohen kryetarët e Ferizajt dhe Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 28 April 2022

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka realizuar një takim me të parin e Tiranës, Erion Veliaj.

Ali ka njoftuar se ky takim është bërë me qëllim të hapjes së shtigjeve dhe urave të bashkëpunimit për punë të përbashkëta mes dy qyteteve, shkruan Gazeta Infokus.

“Nder e kënaqësi e veçantë të mirëpritemi nga Kryebashkiaku i kryeqendrës së shqiptarëve – Tiranës, Erion Veliaj, për të hapur shtigjet e punëve të përbashkëta në të ardhmen, duke lidhur e forcuar urat tona të komunikimit, shkëmbimit e ideve mes të rinjve, kulturës e arteve, arsimit e teknologjisë së informacionit, mundësi të jashtëzakonshme këto, me dobi të drejtpërdrejta mes nesh”, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera