Sport

Superliga vazhdon nesër, në program janë tri super ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 09 November 2020

Përkundër rasteve të shumta me koronaviurs ditëve të fundit, elita e futbollist kosovar do të vazhdoj nesër me xhiron e 12-të, shkruan Gazeta inFokus.

Në program janë tri takime mjaftë interesante që fillojnë nga ora 13:30.

Kryendeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku Drita i bënë konak Prishtinës, ndërsa në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj zhvillohet derbi drenicas ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit.

-Advertisement-

Sfida e tretë për ditën e martë është ajo mes Llapi dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Drita – Prishtina

Drenica – Feronikeli

Llapi – Trepça ’89./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera