Sulmet ruse lënë pa rrymë më shumë rajone ukrainase
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 19 October 2022
Sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete, qyteza e fshatra pa rrymë në Ukrainë, kanë thënë autoritetet më 19 tetor.
Sulmet që kanë nisur më shumë se një javë më parë, kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve energjetike të Ukrainës dhe kanë lënë pa rrymë më shumë se 1.000 vendbanime.
Bombardimet ruse kanë lënë pa rrymë dhe ujë disa pjesë të qytetit Enerhodar, ka thënë, Dmytro Orlov, kryetar i qytetit.
Ky qytet gjendet në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizjas, njëherësh më i madhi në Evropë.
Përleshjet e muajve në fundit mes forcave ruse dhe atyre ukrainase afër këtij centrali, patën rritur shqetësimet për mundësinë e një katastrofe bërthamore.
Edhe një termocentral në Krivih Rih, qytet që shtrihet në pjesën qendrore dhe jugore të Ukrainës, është dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse, duke lënë rajone të mëdha pa rrymë dhe ujë, ka thënë guvernatori rajonal.
Forcat ruse kanë shënjestruar dhe rajonin jugor, Mikollaiv, me dronë kamikazë në orët e hershme të 19 tetorit.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Të tjera
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...