Lajme

Sot bëhet e ditur mënyra se si të bëhet donacioni për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 02 March 2022

Qeveria do të bëjë sot publike mënyrën se si të bëhen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dje pas publikimit të vendimit për themelimin e Fondit për FSK-në, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar që sot do të behën të ditura të gjitha informacionet shtesë.

“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

-Advertisement-

Njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë së FSK-së e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se po e bën këtë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi Kurti pasi bëri njoftimin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera