Lajme

Shtrenjtimi i naftës në vend, Lumir Abdixhiku del me katër propozime për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 07 March 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas çmimeve të larta të naftës në vend.

Ai ka kritikuar qeverinë për mosveprim dhe si një spektatore kur nafta ka arritur çmime ekstreme. Veprimin e qeverisë për kufizimi të fitimit të shitjes me shumicë për katër% dhe të pakicës për gjashtë % e ka vlerësuar si një ndihmesë tepër të vogël për qytetarët.

“Masa e vetme e ndërmarrë nga Qeveria deri më tani, ka qenë kufizimi intervencionist i marzhës së fitimit; sa për të treguar se nuk kuptojnë asgjë në këtë punë. Me këtë intervenim, ata kanë arritur të zvogëlojnë çmimin e naftës për vetëm 3 cent në litër. Kaq është kontributi i Qeverisë. Vetëm nesër, me një rritje të re që do të ndodhë, ky 3 centësh zhbëhet në kontribut tatami”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së ka thënë se partia që ai drejton ka propozime konkrete për dalje nga kriza e para është që hiqet akciza për tre muajt e ardhëm dhe të zvogëlohet TVSh-ja për naftën dhe derivatet e saj.

“1. Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajt e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë”, ka shkruar ai në Facebook.

Si masë të dytë ka propozuar që qeveria të caktoj një sasi që individi mund të blejë në mënyrë që të mos ketë dallime.

“2. Në vijë me praktikat e shumta ndërkombëtare, të vendoset racionimi i sasisë së naftës që një individ mund të blejë. Duhet të pranojmë që jemi në krizë, furnizimet e kufizuara duhet të ndodhin sa më pare”, ka thënë ai.

Tutje ka kërkuar nga qeveria që të i ndihmojë furnitorët në sigurimin e rezervave me naftë si dhe si masë të katërt të ofrohet plan afatgjatë për këtë sektorë.

“3. Qeveria të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjate. Në kohë si këto, relacionet ndërshtetërore janë esenciale. 4. Të ofrohet një plan afatgjatë i përballueshmërisë. Qeveria të reagojë sa më parë. Ndonëse do të jetë sërish e fundit në reagim, praktika e vëzhgimit e arsyetimit se kjo është krizë globale është braktisje e re e qytetarëve edhe në një krizë” ,ka thënë ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera