Lajme

Shtatorja e komandantit Adem Jashari do të vendoset në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 05 March 2022

Si duket pritjes për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë po i vie fundi, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi është kërkuar përshpejtimi i procedurave për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar në kryeqytet.

Për këtë ka njoftuar asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se së bashku me Grupin e Asambleistëve të PDK-së, kanë dorëzuar tek kryetari i komunës, Përparim Rama, vendimin e Kuvendit Komunal për ndarjen e parcelës dhe procedurave buxhetale për vendosjen e shtatores.

-Advertisement-

“Pritjes së madhe po i vjen fundi. Bac, Prishtina të pret” ka shkruar asambleisti Retkoceri.

Kujtojmë se Kosova sot shënon 24 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera