Shpërthimi në një xhami në Afganistan lë 18 të vdekur
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 02 September 2022
Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan, të premten, la të vrarë të paktën 18 persona.
Ndër të vrarët është edhe një imam me ndikim i cili më herët këtë vit kishte bërë thirrje që secili person që bën “edhe veprimin më të vogël” kundër qeverisë, t’i hiqet koka.
Dhuna ka rënë kryesisht në Afganistan që kur talibanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar, por disa shpërthime me bomba – disa që synonin komunitetet pakicë – kanë tronditur vendin në muajt e fundit, shumë prej të cilave pretendohen se janë kryer nga grupi xhihadist, Shteti Islamik (IS).
Të paktën 18 persona u vranë dhe 23 u plagosën në shpërthimin e së premtes, tha Hameedullah Motawakel, zëdhënës i guvernatorit të provincës Herat, në një mesazh për mediat.
Zëdhënësi i qeverisë, Zabihullah Mujahid konfirmoi se Mujib ur Rahman Ansari, imami i xhamisë, ishte në mesin e të vdekurve.
“Një dijetar i fortë dhe i guximshëm fetar i këtij vendi u martirizua në një sulm brutal”, tha ai në Twitter.
Ansari ishte një klerik me ndikim i njohur për fjalimet e tij të zjarrta.
Ansari është kleriku i dytë pro-taliban që vritet në një shpërthim në më pak se një muaj, pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës që kishte në shënjestër Rahimullah Haqqanin në medresenë e tij në Kabul.
Disa xhami anembanë vendit janë shënjestruar këtë vit, disa në sulme të marra përsipër nga IS.
Të paktën 21 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën më 17 gusht kur një shpërthim shpërtheu në një xhami të mbushur me besimtarë në Kabul.
IS ka shënjestruar kryesisht komunitetet pakicë si shiitët, sufistët dhe sikët.
Ndërsa IS është një grup islamik sunit si talibanët, të dy janë rivalë të ashpër dhe ndryshojnë shumë në baza ideologjike.
Zyrtarët qeveritarë pretendojnë se IS është mposhtur, por ekspertët thonë se grupi është sfida kryesore e sigurisë për sundimtarët aktualë islamikë të vendit.
Që nga marrja e pushtetit pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga NATO në gusht të vitit të kaluar, talibanët nuk kanë arritur të sigurojnë njohje për qeverinë e tyre, ku shumë vende në Perëndim kërkojnë që grupi të respektojë të drejtat e grave dhe pakicave në vend./REL
Të tjera
-
Stano: BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës
Bashkimi Evropian nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësi...
-
Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje të Kurtit
Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për t...
-
Ia huq Përparim Rama, thotë se mediat gënjyen mirëpo policia konfirmoi kërcënimin ndaj tij
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi mediat raport...
-
Plani urbanistik për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës
Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilë...
-
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në kalendarin zyrtar të OKB-së
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tas...
-
Redaktori serb: Sjellja e Vuçiqit me flamur në OKB ishe cirk
Redaktori i seksionit politik të portalit Nova.rs, Vojislav Milovanqeviq, vle...
-
QKMK: Nesër mos ua mësyni pikëkalimeve kufitare me Serbinë, ka protesta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se gjatë ditës së n...
-
Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, shënohet Dita e Presidentit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 24 majit, Ditës së Presidenti...
-
Mes kundërshtimeve miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rre...
-
O’Brien duke prerë shiritin, Kurti për Ambasadën në Washington: Përurimi në prag të 25-vjetorit të çlirimit, dëshmi e fortë për aleancën tonë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit t...
-
Liqeni i Batllavës pritet të bëhet me zip-line
Liqeni i Batllavës do të bëhet me një zip-line në të ardhmen. Kështu ka th...
-
Borrell thotë se disa vende evropiane po tentojnë t’i frikësojnë gjykatësit e GJNP-së
Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell,...