Lajme

Goditet grupi kri*minal që trafikonte ar*më nga Kosova në Tiranë, momenti kur policia shqiptare i arreston katër kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 24 May 2024

Një grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë është kapur nga policia shqiptare. Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi 2”, u vunë në pranga 4 të rinj nga Kosova. Policia në Shqipëri ka publikuar edhe pamjet kur civilët nxjerrin nga makina autorët dhe i shtrijnë në tokë.

Në pranga u vunë B,K, B. SH, E.TH dhe M.K të cilët u kapën në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër.

Sipas policisë dyshohet se njëri prej të arrestuarve, konkretisht B.K kishte vendosur në autobusin me drejtues Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

-Advertisement-

Më pas, shtetasi B.K, në bashkëpunim me shtetasin tjetër M.K, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera