Lajme

“Bobo, hajdeni se e gjetëm”! Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të shoferit 22 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 24 May 2024

Top Channel ka siguruar pamje kur banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç, kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeç.

Ai udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga. Fillimisht i riu Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin anës rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.

Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë të të riut, ku mes lotëve dhe të bërtiturave ata kërkonin ndihmë dhe thërrisnin “bobo e gjetëm”, ndërkohë që vinin duar në kokë.

-Advertisement-

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Top Channel ka siguruar një video ku shihet nëna e drejtuesit të mjetit, e cila kërkonte të birin dhe pyeste “ku është?”. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thoshte se djali i saj ka vdekur. Një punonjës policie përpiqej ta qetësonte, duke i thënë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera