Shasha thotë se liberalizimi i vizave është punë e kryer: E pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/55-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 14 March 2023
Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha, i ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është punë e kryer.
Sipas tij, është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Kjo pasi Këshilli i Bashkimit Evropian, institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin, të enjten e kaluar ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në këtë intervistë Shasha ka deklaruar se ky institucion edhe po të dojë, tani nuk ka rrugë ligjore për ta bllokuar procesin.
Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”.
“Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, ka thënë ai.
Shasha tutje ka shpjeguar se i vetmi hap që ka mbetur është që Parlamenti Evropian ta miratojë rregulloren e ndryshuar.
“Nuk ka kthim mbrapa. Kjo është sikur një ligj që del Qeveria dhe e dërgon për votim në Kuvend. Ky i fundit e miraton në dy lexime, në lexim të parë dhe në lexim të dytë. Pastaj ligji dërgohet për publikim në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi. Nëse e bëjmë një krahasim, ne e kemi kaluar liberalizimin në lexim të dytë”.
“Besoj se çështja e vizave për Kosovën është punë e kryer dhe për shkak të përvojës së hidhur që kemi pasur, gjëja më e mirë është që të presim 1 janarin e vitit 2024 dhe me pasaportë në gjep të kalojmë kufirin e pastaj të festojmë”, është shprehur tutje ai.
Në këtë intervistë Shasha ka folur edhe për takimin e 18 marsit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër si dhe marrëveshjen e darkoduar për Propozimin evropian mes dy liderëve shtetërorë. /Telegrafi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Kurti shkoi në Hamburg për të parë “kontrollin kulmor të mallrave” që bëhet me skaner me rreze X
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar në Hamburg për të parë nga afër...
-
Moti i nxehtë, shtohet numri i pacientëve në QKMF – “Evitoni ekspozimin në diell, pini sa më shumë ujë”
“Ai saçi i nxehtësisë këtë javë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë...
-
Xizang-u bën hapa të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjelbër dhe me cilësi të lartë
Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore do të shfrytëzojë më tej p...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...