Lajme

Rrokulliset një traktor në Suharekë, lëndohet rëndë pasagjeri

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 07 August 2022

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në fshatin Dollc të Suharekës, në një aksident trafiku me traktor.

Sipas policisë, viktima ishte pasagjer kur vozitësi humbi kontrollin e traktorit dhe u rrokullisën.

“Raportohet se një mashkull  kosovar deri sa ishte duke e vozitur traktorin humb kontrollin dhe rrokulliset nën rrugë, lëndime te rënda pëson pasagjeri mashkull  kosovar i cili  vazhdon tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Pasagjeri është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera