Lajme

Rrahu nënën e tij, prizrenasi dënohet me 8 muaj burg

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 02 June 2022

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, e ka dënuar me tetë muaj burg të akuzuarin me inicialet Gj.B., për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor (ndaj viktimës së ndjeshme).

Sipas njoftimit të gjykatës, në maj të 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij.

“…në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

-Advertisement-

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

“Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera