Sport

Ronaldo poston foto nga avioni privat, ditën kur u zhduk Emiliano Sala

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 23 January 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është kritikuar ashpër nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi postoi një fotografi nga aeroplani i tij privat.

Ish-ylli i Anglisë, Gary Lineker, dhe ndjekësit e tjerë të Ronaldos ishin të pakënaqur me këtë postim, pasi e konsideronin si të pandjeshëm pas zhdukjes së Emiliano Sala.

Sulmuesi argjentinasi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, dyshohet se ka vdekur, pasi aeroplani privat i tij u zhduk në orët e vona të së hënës, teksa po udhëtonte mbi kanalin që e bashkon Anglinë dhe Francën.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, njerëzit nga bota e futbollit kanë treguar mjaft shumë mbështetje për sulmuesin argjentinas, duke uruar më të mirën për të.

Ndryshe bën Ronaldo, i cili postoi një foto të tij nga një aeroplan privat në Twitter dhe Instagram, vetëm disa orë pasi kërkimi për aeroplanin e zhdukur ishte pezulluar.

Ky postim nuk u prit mirë nga ndjekësit e Ronaldos dhe ndër personat më të famshëm që reaguan keq për këtë postim ishte edhe ish-sulmuesi anglez, Gary Lineker.

“Nuk është dita për një tweet të tillë. Me të vërtetë e kam, nuk është. Jam i sigurt se e ka bërë këtë gjë pa qenë i vetëdijshëm, mirëpo ndoshta dikush duhej t’i kishte treguar”, shkroi Lineker.

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera