Lajme

Rojet e Kurtit shijojnë pishinën në Greqi, akomodohen në një hotel kilometra larg Kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 13 July 2022

Kryeministri Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga 5 korriku.

Ai është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, në anën tjetër, ka zgjedhur një vend tjetër për t’i shijuar të mirat që ofron bregdeti i Greqisë.

-Advertisement-

Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, ata po qëndrojnë në qytetin Sourpi, i cili është kilometra larg hotelit ku qëndron Kurti.

Në fotografitë e publikuara nga vetë ata, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e këtij hoteli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera