Lajme

Rohde: Marrëveshja e arritshme, Kosova duhet ta sjellë Asociacionin, është shans historik drejt njohjes reciproke

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 12 March 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë sot se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Amabasadori Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se një marrëveshje është arrit.

“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.

-Advertisement-

Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.

Kujtojmë se takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ata pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera