Lajme

Reagon Sindikata e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me koeficientet e pagave

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 02 March 2023

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, pas miratimit të Ligjit të Pagave, andaj ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Përmes një komunikate për medie, kjo Shoqatë shpreh shqetësimin me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar me Ligjin e Pagave në sektorin publik, pasi shumë punonjësve të administratës iu është ulur paga, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellur dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpeh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe Ministris së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Andaj, Sindikata kërkon nga institucionet relevante, që t’i rishikojnë gradimet dhe koeficientë e përcaktuar.

“Sindikata në vazhdim do i ndërmerr gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për ti rishikuar gradimet dhe koeficientat e përcaktuar sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje pagave në disa pozita”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe shumë institucione tjera kanë shpehur pakënaqësi me koeficientët me Ligjin e Pagave, andaj janë deponuar më shumë se 30 kërkesa tek institucioni i Avokatit të Popullit, për ta proceduar Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera