Sport

Presidenti Ademi përgëzon presidentin e FIFA-s për gala mbrëmjen “The Best FIFA Football Awards”

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 25 September 2018

Presidenti Ademi përgëzon presidentin e FIFA-s për gala mbrëmjen “The Best FIFA Football Awards”.

I dashuri president, Gianni Infantino

Sonte së bashku me Ju dhe me shumë yje të futbollit, por edhe personalitete të shquara të artit e muzikës, kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në Gala-show “The Best FIFA Football Awards 2018”. Organizimi i shkëlqyeshëm i kësaj ngjarje, ashtu sikurse i çdo ngjarje tjetër të FIFA-s dhe përcjellja e saj me interesim dhe pasion të jashtëzakonshëm nëpërmjet ekraneve televizive nga qindra miliona shikues në mbarë botën, përfshirë edhe vendin tim, dëshmon se futbolli mbetet sporti më i popullarizuar në glob. Ky event, i cili për çdo vit po i mbledh më të dalluarit në fushën e gjelbër, po i jep ngjyra dhe mozaik lojës së futbollit, që me sukses po vazhdon t’i bashkojë popujt pa dallim ngjyre, race e religjioni dhe që po na e mundëson t’i shfaqim vlerat tona të përbashkëta.
Jam i nderuar që së bashku me shumë homologë ishim pjesë e këtij eventi dhe me sinqeritetin më të madh ju përgëzoj për këtë organizim të mrekullueshëm, i cili na la me mbresa të jashtëzakonshme të gjithëve. Ngjarje si kjo konfirmojnë edhe një herë vizionin, vullnetin dhe dëshirën tuaj që futbolli të vazhdojë shtrirjen e tij në çdo pjesë të botës dhe të jetë pjesë e argëtimit të të gjitha shtresave të popullsisë në botë. Po ashtu, vlerësimi që FIFA i bëri futbollistit të Kombëtares së Kroacisë dhe anëtarit të Real Madridit, Luka Modric, është një nxitje më shumë për të rinjtë nga pjesa e Evropës Juglindore, ku bëjmë pjesë edhe ne si shtet, që të merren me futbollin dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë të jenë të nominuar në ngjarje të këtillë si kjo e sotmja në Londër.
Duke ju uruar shumë suksese në ngjarjet e tjera që do të organizohen nga FIFA, edhe një herë shpreh kënaqësinë që së shpejti do të takohemi për të diskutuar së bashku me Ju, strategjinë e futbollit në vendin tim dhe objektivat e FIFA-s.

-Advertisement-

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera