Sport

Premier Liga sonte na sjellë super duelin Liverpool – Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 16 December 2020

Liverpooli sonte do të jetë nikoqir i Tottenhamit në kuadër të Premier Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Anfield’ me fillim nga ora 21:00.

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho padyshim se do të mundohen të nxjerrin me të mirën e mundshme nga klubet e tyre.

-Advertisement-

‘Spurs’ aktualisht mban vendin e parë në tabelë me 25 pikë, po aq sa kanë ‘The Reds’ në vendin e dytë, çka e bën këtë duel edhe me interesant.

Klopp do të zbarkojë në fushë me shtatë mungesa të rëndësishme, kurse Mourinho ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Ndeshja do të zhvillohet në praninë e 2000 tifozëve, për herë të parë që nga koha kur stadiumet mbyllen dyert për shkak të koronavirusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera