Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Gjilan, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 September 2022

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Gjilan, përkatësisht në fshatin Bresalc, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim.

Sipas tij, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Derisa ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut.

“Si pasoje e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar por jashtë rrezikut për jetë.
Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, ka thënë Hashani për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera