Pesë të vdekur dhe mbi 1 mijë e 200 të lënduar nga aksidentet gjatë janarit

Autori: Elvira Haxhiu
19:56 | 07 March 2023
Pesë persona humbën jetën në pesë aksidente që përfunduan me fatalitet gjatë muajit janar në Kosovë.
Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Policia e Kosovës, në muajin janar 621 aksidente përfunduan me lëndime, ku të lënduar mbetën 1 mijë e 219 persona.
Duke e krahasuar me janarin e viti 2022, shifra e aksidenteve me lëndime në janarin e 2023-tës është më e lartë. Ndërkaq, kjo rritje u vërejt edhe tek numri i personave të lënduar që është për 238 më i lartë se në janar të vitit 2022.
Në bazë të të dhënave të PK-së, gjatë muajit të parë të vitit 2023 ndodhën në total 1 mijë e 549 aksidente trafiku.

Gjatë vitit që lamë pas 106 persona vdiqën në 95 aksidente që përfunduan me fatalitet.
Derisa nga aksidentet gjatë vitit 2022 të lënduar mbetën 14 mijë e 714 persona, raporton Gazeta Infokus.
Ndërsa shifra totale e aksidenteve në vitin e kaluar ishte 20 mijë e 794.

Në javët të fundit në Kosovë ndodhën disa aksidente të cilat përfunduan tragjikisht.
Më datë 22 të muajit shkurt, katër persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime.
Nga ky aksident ku të përfshira ishin tri vetura të lënduar mbetën edhe dy persona tjerë.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhej në raportin e policisë.
Vetëm dy ditë më pas një aksident tjetër me fatalitet ndodhi në fshatin Hodonoc të Kamenicës, ku fillimisht i vdekur mbeti një 33-vjeçar.
Nga ky aksident të lënduara mbetën një grua dhe një foshnjë rreth 6 muajshe e cila vdiq një ditë më pas duke mos arriti tu mbijetojë plagëve të marra.
“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident”, thuhej në raport, transmeton Infokus.
“Lidhur me rastin raportohet se me 25.02.2023 rreth orës 09:00 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë i/e aksidentuari/a-viktima femër kosovare . Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, njoftoi policia.
Ndërkaq, ditëve të fundit Polica e Kosovës ka publikuar një kampanjë për vetëdijesimin e qytetarëve për kujdes gjatë vozitjes, si dhe ka shtuar aktivitet për parandalimin e aksidenteve në trafik./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...