Paraburgim për të dyshuarin që i dha fajde një personi që kishte vështirësi financiare si pasojë e COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 12 March 2023
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit për 1 muaj kundër të pandehurit F.G., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajde”.
Sipas komunikatës, F.G. dyshohet se i ka dhënë para fajde një personi i cili kishte vështirësi financiare si pasojë e COVID-19
“I pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkoj para fajde nga i pandehuri, në atë mënyrë që fillimisht ka marrë katërmijë euro me fajde 20% në muaj, mirëpo me pamundësi për ti paguar shumat e fajdeve është detyruar të merr edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë gjashtëmijë euro, pra gjithsej gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për të cilat ka paguar në emër të fajdeve nga tremijë e dyqind euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej katër dhjetë mijë euro vetëm për fajde, kurse borxhin prej gjashtëmbëdhjetë mijë euro ka mbetur pa e paguar”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ferizaj, 12 mars 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.G., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkoj para fajde nga i pandehuri, në atë mënyrë që fillimisht ka marrë katërmijë euro me fajde 20% në muaj, mirëpo me pamundësi për ti paguar shumat e fajdeve është detyruar të merr edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë gjashtëmijë euro, pra gjithsej gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për të cilat ka paguar në emër të fajdeve nga tremijë e dyqind euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej katër dhjetë mijë euro vetëm për fajde, kurse borxhin prej gjashtëmbëdhjetë mijë euro ka mbetur pa e paguar.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...