Shëndetësi

Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 16 September 2019

Sidnej, 16 shtator – Nuk është e provuar që tabletat e magnezit mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, ndërsa konfirmohet efikasiteti i shtesave Omega-3 si një trajtim plotësues kundër depresionit, janë konkluzionet e bëra nga Instituti i Kërkimit Shëndetësor i Universitetit të Sidnejit Perëndimor, transmeton atsh shkrimin e ANSA-s.

Studimi, i udhëhequr nga docenti Jerome Sarris dhe sapo i botuar në revistën ”World Psychiatry”, analizoi të dhënat e më shumë se 10 mijë njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, të mbledhura përmes provave rastësore.

“Nuk ka prova bindëse se magnezi ndihmon në trajtimin e çdo çrregullimi mendor. Megjithëse mungesa e magnezit ka tendencë të jetë më e zakonshme te njerëzit me gjendje psikiatrike, nuk vërtetohet se minerali është i dobishëm për trajtimin”, përfundon Sarris.

-Advertisement-

Përkundrazi, ka prova më të forta mbi përdorimin e omega-3 për trajtimin e depresionit.

Përdoren në kombinim me antidepresantët dhe janë më efektive sesa ilaçet të vetëm.

Disa studime tregojnë gjithashtu se ka përfitime modeste në trajtimin e simptomave të çrregullimit të deficitit të vëmendjes, por jo në trajtimin e skizofrenisë ose kushteve të tjera.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy