Lajme

Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 16 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, duke hedhur akuza ndaj ekzekutivit për ndikim në institucionet përgjegjëse të sektorit energjetik, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka përmendur katër operatorët që, sipas saj, importojnë energji elektrike në Kosovë: KEDS-in, KESCO-n, KEK-un dhe KOSTT-in.

Ajo ka theksuar se importi i energjisë zhvillohet nën mbikëqyrjen e KOSTT-it, i cili është operator i tregut dhe i transmisionit.

-Advertisement-

“Krejt importi bëhet nën mbikëqyrjen e KOSTT-it, që është operator i tregut dhe i transmisionit”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, KOSTT-i ka përgjegjësi t’i raportojë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) çdo manipulim apo parregullsi, ndërsa kjo e fundit duhet të ndërmarrë masa.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar gjithashtu se ZRRE-ja është institucioni përgjegjës për licencimin e operatorëve të sektorit energjetik, përfshirë kompanitë private dhe ndërmarrjet publike.

Bajrami ka shkuar më tej me akuza, duke pretenduar se ZRRE-ja dhe KOSTT-i janë vënë nën ndikimin e Qeverisë.

“Skemat e kapjes së ZRRE-së dhe KOSTT-it tashmë janë të dëshmume”, ka deklaruar ajo.

Në fund të reagimit, Bajrami ka akuzuar Qeverinë se këto institucione kanë vepruar në shërbim të saj për vite me radhë.

“Ka kohë që këto institucione janë dorë e zgjatur e Qeverisë e Qeveria tregoj sot kujt i ka shërby që 7 vjet. Se kujt do t’i shërbej tash e tutje do ta shohim në ditët në vijim”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, çështje që ka nxitur debat politik lidhur me importin e energjisë dhe mbikëqyrjen e tregut në Kosovë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy