Lajme

E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 16 November 2026

Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë fillimit të intervistimit nga hetuesit e antidrogës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, e reja ishte ndaluar më 15 nëntor, rreth orës 18:00, në Vërmicë, së bashku me një burrë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me narkotikë.

Gjatë kontrollit të veturës BMW, në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit, Policia kishte gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë të dyshuar kokainë, dy fishekë dhe dy telefona celularë.

-Advertisement-

Megjithatë, situata ka marrë rrjedhë tragjike gjatë procedurave policore.

Sipas Policisë, në momentin kur kishte filluar intervistimi i 26-vjeçares, në prani të avokatit mbrojtës, asaj i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Menjëherë është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit.

Pas trajtimit fillestar në vend, e reja është transportuar në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Por, rreth orës 01:30, mjekët kanë njoftuar Policinë se 26-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Pas vdekjes së saj janë njoftuar njësitë përgjegjëse hetimore, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe prokurori kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësitë e forenzikës, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat mjekësore të rastit.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy