Lajme

Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 16 November 2026

Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Haradinaj i ka kërkuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të sqarojë nëse Kosova ka blerë energji nga Serbia deri më tani, ndërsa ka thënë se ajo nuk është përgjegjëse për krizën energjetike.

Ai ka kritikuar gjendjen me furnizimin me energji elektrike, duke pretenduar se një pjesë e madhe e vendit është pa rrymë dhe se faturat po trefishohen.“Ministrja nuk ka pikë faj. Fajin e ka shefi”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy