Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 16 November 2026
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndalur blerjen e energjisë elektrike nga Serbia, duke thënë se ky zhvillim dëshmon se miliona euro të qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar në Serbi.
Përmes një postimi, Mustafa ka deklaruar se Qeveria deri më tani e kishte mohuar këtë praktikë, ndërsa tani, sipas tij, vetë ka dëshmuar se ajo ka ekzistuar.
Ai ka theksuar se vendimi për ndalimin e kësaj praktike nuk e liron Qeverinë nga përgjegjësia për t’u dhënë qytetarëve sqarime për çështjet që lidhen me furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit.
Mustafa ka ngritur shqetësimin për situatën energjetike në vend, duke kërkuar përgjigje se si do të përballen qytetarët me dimrin, të cilin edhe vetë Qeveria po e paralajmëron si të vështirë.
Ai ka kërkuar sqarime nëse do të ketë reduktime të energjisë elektrike, sa do të zgjasin ato dhe nëse qytetarët duhet të presin rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë.
Deputeti i PDK-së ka vënë në pikëpyetje edhe planin e Qeverisë për përballimin e sezonit dimëror, duke theksuar se as kapacitetet ekzistuese prodhuese të KEK-ut nuk janë në dispozicion me kapacitet të plotë.
Në fund, Mustafa ka kërkuar nga Qeveria transparencë dhe përgjegjësi përpara qytetarëve, të cilët presin të dinë se çfarë i pret gjatë muajve të dimrit.

T� tjera
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...
-
“Qeveritë Kurti 1, 2 e 3 kanë qenë UDB-asha, këta të katërtit janë patriotë”- Sadiku ironizon pas vendimit për tregtimin e rrymës me Serbinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ...
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
































