Lajme

Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 16 November 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai ka treguar disa arset që sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur deri te anulimi i këtij takimi nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

“Mungesë përgjigjesh! Obligime të papërmbushura! Delegacion i pakonfirmuar brenda afatit”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!

“Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!! Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shtuar RamaAdvertisement

Postimi i plotë:

ALARM PËR LOJËRAT MESDHETARE “PRISHTINA 2030”. ANULOHET TAKIMI NË ATHINË!

❌Mungesë përgjigjesh!

❌Obligime të papërmbushura!

❌Delegacion i pakonfirmuar brenda afatit.

Këto janë arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë çuar në anulimin e takimit për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!

Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!!

Ky është skandal!

Ky është turpi i shtetit tonë!

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy