Fokus

Kush ka përparësi për ekzaminime në QKUK? Specialistja Shkëndije Nuza sqaron kriteret

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 November 2026

Specialistja e radiologjisë, Shkëndije Nuza, ka shpjeguar se si bëhet prioritizimi i pacientëve për ekzaminime në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, duke theksuar se përparësi kanë pacientët emergjentë, e më pas ata ambulantorë.

Gjatë intervistës në emisionin “DoktorPlus”, Nuza ka bërë të ditur se Klinika e Radiologjisë ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh, duke filluar nga ato më bazike e deri te metodat më të avancuara diagnostikuese.

Ajo ka theksuar se radha e trajtimit përcaktohet në bazë të urgjencës së gjendjes shëndetësore të pacientëve.

-Advertisement-

“Pjesa e parë e pacientëve që u ofrohen ekzaminimet janë pacientët emergjentë, pastaj ata ambulantorë”, ka deklaruar Nuza.

Sipas saj, në klinikë realizohen ekzaminime të ndryshme, përfshirë rentgenin dhe ultrazërin, ndërsa në varësi të nevojave dhe udhëzimeve mjekësore kryhen edhe ekzaminime të tjera radiologjike.

Nuza ka shtuar se gjatë ekzaminimeve, përveç problemit fillestar për të cilin pacienti është paraqitur, shpeshherë mund të identifikohen edhe gjetje të tjera që kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy