TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Autori: Gazeta inFokus
21:44 | 07 November 2026
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normalizimin e dhunës në familjet kosovare. Në shumë raste, familjarët janë dëshmitarë të konflikteve dhe dhunës, por zgjedhin të mos reagojnë.
Për këtë çështje ka folur psikologia Mirjeta Pestisha, e ftuar në emisionin “Doktor Plus me Arjeta Osmani”, ku theksoi se në shoqërinë tonë vazhdon të ekzistojë bindja se gruaja duhet të durojë, pavarësisht dhunës psikologjike apo presionit që përjeton brenda martesës.
Sipas saj, në shumë familje ku çiftet jetojnë së bashku me prindërit dhe familjarët e bashkëshortit, kontrolli dhe kufizimi i lirisë së gruas vazhdojnë të konsiderohen sjellje normale.
“Ende ka çifte të cilët jetojnë me vjehrrin, me vjehrrën, me kunatin, kunatën, të cilët janë rritur me idenë që nuk është kurrgjë. Domethënë, ushtrimi i presionit te gruaja nuk është asgjë, që të ushtrohet dhunë psikologjike te gruaja. Nuk është asgjë që gruaja të mos lejohet të dalë diku”, ka deklaruar Pestisha.
Ajo ka kritikuar veçanërisht mungesën e reagimit të familjarëve, të cilët, edhe kur janë në dijeni të problemeve mes çiftit, shpesh zgjedhin të heshtin.
“Kur është ende normale që e sheh që ai çift po kanë probleme dhe ti qëndron sikur të jetë spektakël dhe ti thjesht nuk reagon, nuk e raporton”, është shprehur psikologia.
Pestisha ka shpjeguar se ky mentalitet lidhet edhe me dallimet ndërmjet gjeneratave, pasi brezat e mëhershëm shpesh janë rritur në ambiente ku nënçmimi, përbuzja dhe dhuna ndaj grave janë konsideruar pjesë normale e jetës bashkëshortore./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...




































