Lajme

Meloni uron Partinë Popullore për fitoren në zgjedhje: Urimet më të mira, duke shpresuar në bashkëpunimin tonë

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 29 November 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar Partinë Popullore të Alberto Núñez Feijóo-s, pas rezultateve në zgjedhjet në Spanjë.

Meloni, e ka vlerësuar si fitore për të gjithë Evropën pjesëmarrjen rekord në zgjedhje, shkruan BBC.

“Pjesëmarrja rekord e sotme në zgjedhje është një shenjë e fortë për të gjithë Evropën e vitalitetit demokratik dhe besimit të qytetarëve në vlerën e pjesëmarrjes politike.

-Advertisement-

Në emër të Qeverisë italiane, shpreh urimet e mia më të mira për një fillim të suksesshëm të ekipit të @ppopular dhe @vox_es, duke shpresuar në bashkëpunimin tonë në të ardhmen, në dobi të kombeve tona.”, ka shkruar ajo.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy