Lajme

Aksion që nga ora 05:00, pastrohen rrugët në Viti dhe disa fshatra

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 29 November 2026

Komuna e Vitisë ka realizuar intervenime për pastrimin e rrugëve nga bora në disa fshatra dhe në qytetin e Vitisë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për qytetarët.

Sipas njoftimit të komunës, aksioni është realizuar përmes kompanisë së kontraktuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ndërsa punimet kanë nisur në orën 05:00 të mëngjesit dhe kanë përfunduar në orën 13:30, transmeton IndeksOnline.

Gjatë këtij intervenimi janë pastruar rrugët në fshatrat Beguncë, Lubishtë, Debelldeh, Buzovik, Kolisht, Shushtë, Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Ulët, si dhe aksi rrugor Viti–Pozharan.

-Advertisement-

Po ashtu, sipas autoriteteve komunale, është bërë pastrimi i të gjitha rrugëve në qytetin e Vitisë, përfshirë edhe hapësirën përreth Ambulancës.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy