Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 29 November 2026
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar.Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të policisë.
Përplasjet u përhapën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në godina institucionesh shtetërore.Fillimisht tensionet nisën pranë Kryeministrisë, e më pas situata u përshkallëzua edhe në sheshin “Skënderbej”.
Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, 47 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë dhe një punonjës sigurie, u paraqitën në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.Agjencitë e mëdha të lajmeve, mes tyre Reuters, Associated Press dhe AFP, si dhe media të njohura si Al Jazeera dhe Deutsche Welle, kanë raportuar mbi protestën në Tiranë e mbajtur këtë 28 Nëntor.
Reuters e ka pasqyruar protestën si një tubim të udhëhequr nga studentët, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në raportimin e saj, Reuters përshkruan hedhjen e gurëve dhe bombolave molotov në drejtim të policisë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë nga efektivët.Edhe Associated Press (AP) i ka kushtuar një raportim protestës, duke theksuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kërkuar largimin e Ramës. Agjencia amerikane pasqyron gjithashtu dëmtimet në godinat qeveritare dhe ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Al Jazeera ka publikuar një artikull me titullin “Policia dhe protestuesit në Shqipëri përleshen, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë”, ku përshkruan përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Ditën e Pavarësisë.Ndërkohë, Deutsche Welle raporton se protesta nisi në mënyrë paqësore, por më pas situata u përshkallëzua, me sulme ndaj godinave qeveritare dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave prej gome nga policia.
Edhe agjencia turke Anadolu Agency ka raportuar për protestën, duke përcjellë bilancin fillestar të të lënduarve dhe të arrestuarve, si dhe kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit.

T� tjera
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...
-
Përgatitje e vra*sjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të v...
-
Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jet...
-
Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, shoferëve u rekomandohet kujdes
Të reshura bore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.Disa n...
-
Reshjet e borës vazhdojnë në Kosovë, këto janë rrugët e mbuluara
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët në Koso...
-
“Shqipëria është zemra e bashkuar e kombit”, Lladrovci dhe Hoxhaj festojnë 28 Nëntorin në Tiranë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti i Partisë Demok...
-
Mrekullia mes tragjedisë – Dr. Genc Shala rrëfen momentet emocionuese të shpëtimit të Amserës nga rrënojat në Restelicë
Një nga ngjarjet më prekëse që ka përjetuar gjatë angazhimit të tij në ushtri...
-
ALARMUESE: Mjeku ngre shqetësimin për numrin e madh të rasteve me diabet të tipit 1
Endokrinologu Genc Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të perso...
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...
-
Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urim...


































