Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhu*në
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 28 November 2026
Dhuna ka shpërthyer të shtunën në Tiranë, gjatë një proteste të udhëhequr nga studentët, ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas disa muajsh protestash kundër qeverisë.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, protestuesit ishin mbledhur në kryeqytet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të policisë së rendit.
Policia është kundërpërgjigjur me topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Protestat janë nxitur nga pakënaqësitë për korrupsionin e pretenduar në qeveri, mungesën e vendeve të punës dhe cilësinë e dobët të arsimit. Ato kanë nisur që nga mesi i tetorit në Tiranë dhe më pas janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit.
Gjatë javëve të fundit, disa prej protestave kanë përfunduar me përleshje, djegie të ndërtesave qeveritare dhe bankave, thyerje të vitrinave të dyqaneve dhe përplasje me policinë.
Në protestën e së shtunës, disa demonstrues të maskuar kanë gjuajtur me gurë drejt një ndërtese qeveritare dhe janë përpjekur të afrohen te zyra e kryeministrit Rama, por janë ndaluar nga policia, raporton Reuters, duke iu referuar gazetarit të saj në terren.
“Ka ardhur fundi. Korrupsioni, varfëria, emigrimi”, ka deklaruar Eralda Baze, 45-vjeçare, inxhiniere që mori pjesë në protestë.
Protestues të tjerë kanë kërkuar kushte më të mira jetese dhe përmirësim të sistemit shëndetësor.
“Shqipëria nuk është në shitje”
Një nga pankartat e bartura nga protestuesit kishte mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje”.
Protestat e fundit vijnë pas disa muajsh demonstratash kryesisht paqësore gjatë verës, të cilat kundërshtonin një projekt luksoz turistik në bregdetin shqiptar, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Qeveria e Ramës i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog me protestuesit lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë, për të zbutur pakënaqësitë, ka prezantuar masa si ulja e çmimit të karburanteve dhe mbështetja financiare për familjet në nevojë.
Kryeministri Rama ka deklaruar se projekti i zhvillimit bregdetar është i ligjshëm dhe se habitatet natyrore do të mbrohen.
Reuters thekson se trazirat e fundit përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili qeveris Shqipërinë që nga viti 2013 dhe vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt radhazi.
Skandalet e korrupsionit ndër vite kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Analistët e përshkruajnë vendin edhe si një qendër për grupet kriminale që synojnë të pastrojnë paratë e përfituara nga trafiku i drogës dhe armëve.
Megjithatë, Rama ka deklaruar se qeveria e tij po lufton korrupsionin më shumë se çdo qeveri e mëparshme.
Shqipëria është ndër vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ka vendosur si objektiv vitin 2030 për anëtarësim.

T� tjera
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...
-
Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urim...
-
Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, ësh...
-
Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e m...
-
Studio e Baletit “Aurora Wellness” shënon 28 Nëntorin me shfaqje artistike
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Studio e Baletit “Aurora Wellnes...
-
Murati për Ligjin e ri të Speciales: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën
Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, duke folur për ligjin e ndryshuar për...
-
Gruaja e vetme përleshet me policinë në Tiranë, rrëzohet dhe tërhiqet zvarrë
Një grua është rrëzuar në rrugë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për s...
-
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri
Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, k...
-
Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni
Flamuri kuq e zi këtë 28 nëntor është valëvitur nga Presheva në Tetovë. Në V...
-
Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora e Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar varrezat e familjes Jashari ...
-
“Ka pasur momente kur jam ndier e vetme” – rrëfimi i Aelës, 13-vjeçares që jeton me diabet
Aela Ademaj, 13-vjeçarja që jeton me diabet të tipit 1, ka rrëfyer sfidat e p...
-
Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë
Pas përplasjeve që nisën ditën e djeshme e vazhduan edhe mëngjesin e sotëm me...

































