Lajme

Flamujt kuqezi mbulohen nga tymi. Tensione të forta para Kryeministrisë, protestuesit gurë e “breshëri” molotovësh, policia ujë dhe gaz lotsjellës, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 28 November 2026

Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë.

-Advertisement-

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy