Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 28 November 2026
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz, me fillim nga ora 09:00, në shënim të 28 Nëntorit.
Pas homazheve ka folur kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Ai tha se fillimisht homazhet i nisën te dëshmorët e kombit, të cilët i cilësoi si më meritorët për lirinë e vendit.
Jashari theksoi se të gjithë dëshmorët kishin një qëllim të përbashkët, lirinë e Kosovës
Ai u shpreh se festat e nëntorit nuk po shënohen siç duhet, për shkak se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Nga Prekazi, Jashari u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të thërrasin sa më shpejt një seancë dhe të votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Dua t’u bëj thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të thërrasin një seancë sa më shpejt dhe vetëm një nen të votohet për t’u shfuqizuar Gjykata Speciale, ajo gjykatë politike, e cila mori një vendim politik, dënoi rëndë krerët dhe goditi, siç kemi thënë, vetë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Jashari.

T� tjera
-
NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Dit...
-
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Fla...
-
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar r...
-
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit
Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të...
-
Haxhiu nga Prekazi: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime...
-
Policia gjen në Mitrovicën e Veriut një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia
Policia e Kosovës ka thënë se ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric”...
-
Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta ...
-
29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot u bënë 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
-
Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pa...
-
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe o...
-
114 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë
Sot, Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qe...
-
Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësis...


































