114 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 28 November 2026
Sot, Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet të pavarur.
Si sot, më 28 nëntor të vitit 1912, në Vlorë u ngrit flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 40 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e shtetet e kohës.
Më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-ës që ndodhi në Vlorë, ku u ngrit flamuri kombëtar, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës. Këtë ditë, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar.
Me aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës. /CNA

T� tjera
-
NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Dit...
-
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Fla...
-
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar r...
-
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit
Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të...
-
Haxhiu nga Prekazi: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime...
-
Policia gjen në Mitrovicën e Veriut një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia
Policia e Kosovës ka thënë se ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric”...
-
Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar ho...
-
Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta ...
-
29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot u bënë 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
-
Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pa...
-
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe o...
-
Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësis...
































