Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe pavarësia u përcollën brez pas brezi, fjalë pas fjale
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 28 November 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka rikujtuar zhvillimet historike që i paraprinë 28 Nëntorit të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht te qindra telegramet përmes të cilave u organizua dhe u koordinua shpallja e Pavarësisë në qytetet shqiptare.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se 28 Nëntori zakonisht kujtohet përmes pamjes së Ismail Qemalit duke ngritur flamurin kuq e zi në Vlorë, por historia e kësaj ngjarjeje përfshin edhe një varg komunikimesh telegrafike që paraprinë aktin e shpalljes së Pavarësisë.
Ai ka përmendur telegramin e Ismail Qemalit të 9 nëntorit 1912, të dërguar nga Vjena, në të cilin thuhej: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.”
Kurti ka rikujtuar edhe telegramin e parisë së Vlorës, të dërguar nëntë ditë më vonë te kryetarët e bashkive të 30 qyteteve shqiptare, nga Janina në Shkodër dhe nga Kosturi në Peqin, me porosinë: “I thirrni të gjithë. Gjer sa të mbërrij un, mbani qetësiën e bashkimin.”
Sipas tij, shënimet e zyrës telegrafike të Elbasanit dëshmojnë se telegramet përcilleshin në qytete të ndryshme brenda pak orësh, duke krijuar një rrjet komunikimi në funksion të organizimit të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri ka përmendur gjithashtu vështirësitë dhe rrethanat e pasigurta të asaj kohe, përfshirë kërcënimet dhe presionet e ushtrive të huaja ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai ka sjellë një telegram të 25 nëntorit 1912, të dërguar nga komandanti serb Simoviq, me kërkesën për dorëzimin e popullsisë së Ohrit dhe Strugës.
Në postimin e tij, Kurti ka rikujtuar se flamuri kombëtar ishte ngritur edhe në qytete të tjera para 28 Nëntorit. Sipas tij, Tirana e kishte shpallur pavarësinë më 26 nëntor, ndërsa të nesërmen këtë e kishin bërë edhe Durrësi, Kavaja, Peqini dhe Lushnja.
Duke u ndalur te momenti i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Kurti ka përmendur telegramin e Lef Nosit drejtuar Elbasanit, me porosinë “Ngrini-e sa mâ shpejt”, si dhe përgjigjen “Ndashti po e ngremë”.
Ai ka theksuar se akti i 28 Nëntorit ishte rezultat i përpjekjeve të shumë njerëzve, të cilët kontribuuan në forma të ndryshme për realizimin e aspiratës për një shtet të pavarur.
“Ne jemi mësuar ta kujtojmë atë ditë si vepër grash e burrash të mëdhenj. Dhe ajo, pa dyshim, ishte e tillë. Por kur i lexon dokumentet një nga një, sheh edhe diçka tjetër”, ka shkruar Kurti, duke vënë në pah kontributin edhe të telegrafistëve, kryepleqve dhe njerëzve të tjerë që përcollën mesazhet për pavarësi.
Në fund, Kurti ka theksuar se liria dhe pavarësia ishin rezultat i një përpjekjeje të vazhdueshme ndër breza.
“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka shkruar Kurti.
Ai e ka përmbyllur postimin me urimin: “Gëzuar!”

T� tjera
-
NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Dit...
-
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Fla...
-
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar r...
-
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit
Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të...
-
Haxhiu nga Prekazi: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime...
-
Policia gjen në Mitrovicën e Veriut një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia
Policia e Kosovës ka thënë se ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric”...
-
Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar ho...
-
Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta ...
-
29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot u bënë 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
-
Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pa...
-
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe o...
-
114 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë
Sot, Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qe...

































