Lajme

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Kurti ndan pamje

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 28 November 2026

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e shënuar këtë ditë nga qyteti i Vlorës.

Në një postim në Facebook , kreu i ekzekutivit ka ndarë pamje nga qyteti i flamurit, Vlora.

Ai ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali.

-Advertisement-

“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, shkruan Kurti.

Kurti bashkë me presidenten, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy