“Liria ka Emër” ndryshon pamjen e Newborn në nderim të UÇK-së dhe krerëve që po mbahen në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 28 November 2026
Platforma “Liria ka Emër” ka realizuar një intervenim të përkohshëm në obeliskun Newborn në Prishtinë, në nderim të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, platforma ka theksuar se kjo ndërhyrje u bë bë bashkëpunim me ideatorin e Newborn, Fisinik Ismailin.
Po ashtu, LKE ka rikujtuar rëndësinë e muajit nëntor për historinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si muajin e daljes së parë publike të UÇK-së, të Adem Jasharit dhe të shqiptarëve.
Në mesazhin e publikuar, “Liria ka Emër” ka përmendur edhe krerët e UÇK-së që vazhdojnë të mbahen në Hagë, duke e cilësuar këtë nëntor si të ftohtë në mungesë të tyre,
“Beteja vazhdon!”, thuhet në mesazhin e platformës.
Sipas njoftimit, intervenimi në obeliskun Newborn është bërë për të nderuar ata që dhanë gjithçka nga dashuria për Kosovën, por edhe për të shprehur respektin ndaj gjeneratës së pasluftës, e cila po tregon kujdes dhe përgjegjësi për ruajtjen e kujtesës kolektive, historisë dhe trashëgimisë së UÇK-së.
Platforma ka theksuar se ky veprim simbolik synon të përcjellë mesazhin se kujtesa për sakrificën dhe luftën për liri duhet të ruhet dhe të bartet edhe te brezat e rinj.

T� tjera
-
Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj
Në Prizren, me rastin e 28 Nëntorit, është përuruar shtatorja dhe sheshi që m...
-
Fillojnë reshjet e borës në Kosovë
Kanë nisur reshjet e borës në Kosovë. Tashmë janë publikuar video nga vende t...
-
AUV ndalon prodhimin e produktit “Plesakvicë Buquku 0.5 kg”, e gjejnë bakterin Esheria coli
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm...
-
NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Dit...
-
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Fla...
-
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar r...
-
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit
Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të...
-
Haxhiu nga Prekazi: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime...
-
Policia gjen në Mitrovicën e Veriut një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia
Policia e Kosovës ka thënë se ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric”...
-
Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar ho...
-
Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta ...
-
29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot u bënë 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
































