Ardita Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 28 November 2026
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh urimi për festën e 28 Nëntorit.
Përmes Klan Kosova, Sinani tha se kjo festë, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë.
“114 vjet pas shpalljes së pavarësisë, flamuri shqiptar vazhdon të simbolizojë lirinë, identitetin dhe lidhjen tonë të përhershme me njëri-tjetrin, pavarësisht kufijve shtetërorë. Për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo ditë ka një domethënie edhe më të veçantë, sepse përtej krenarisë për historinë, ajo neve po na rikujton edhe përgjegjësinë që kemi për ta ruajtur gjuhën, kulturën, përfaqësimin dhe për të kërkuar të drejtat që na takojnë. S’po kërkojmë privilegje, por barazi, respekt dhe mundësi të barabarta”, tha Sinani në këtë mesazh.
Kryetarja e Preshevës tha po ashtu se atdhedashuria dëshmohet jo vetëm përmes simbolikës, por edhe përmes punës, përkushtimit ndaj qytetarëve, investimit në arsim, në institucione dhe të ardhmen e të rinjve.
“Në këtë ditë feste, urimet shkojnë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, me dëshirën që ta shoqërojë uniteti, përkushtimi dhe besimi në të ardhmen. Rroftë Presheva, rroftë kombi shqiptar”, përfundoi kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

T� tjera
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...
-
Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, ësh...
-
Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e m...
-
Studio e Baletit “Aurora Wellness” shënon 28 Nëntorin me shfaqje artistike
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Studio e Baletit “Aurora Wellnes...
-
Murati për Ligjin e ri të Speciales: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën
Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, duke folur për ligjin e ndryshuar për...
-
Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhu*në
Dhuna ka shpërthyer të shtunën në Tiranë, gjatë një proteste të udhëhequr nga...
-
Gruaja e vetme përleshet me policinë në Tiranë, rrëzohet dhe tërhiqet zvarrë
Një grua është rrëzuar në rrugë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për s...
-
Shqipe Selimi në Hagë për 28 nëntor: Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri
Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, k...
-
Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni
Flamuri kuq e zi këtë 28 nëntor është valëvitur nga Presheva në Tetovë. Në V...
-
Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora e Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar varrezat e familjes Jashari ...
-
“Ka pasur momente kur jam ndier e vetme” – rrëfimi i Aelës, 13-vjeçares që jeton me diabet
Aela Ademaj, 13-vjeçarja që jeton me diabet të tipit 1, ka rrëfyer sfidat e p...
-
Vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë
Pas përplasjeve që nisën ditën e djeshme e vazhduan edhe mëngjesin e sotëm me...































