Tensionohet situata në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 29 November 2026
Protesta në Tiranë ka vijuar dhe ditën e sotme pas përplasjeve të ditës së djeshme në protestën që përkoi me 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Qytetarët u mblodhën fillimisht me flamuj dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku protesta u përshkallëzua në përplasje me policinë. Disa prej protestuesve hodhën fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Përplasjet vijuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pati edhe arrestime. Gjatë ndërhyrjes, gazi lotsjellës u përdor edhe përmes dronëve, ndërsa në terren u angazhuan autobotë me ujë për shpërndarjen e protestuesve. Një prej tyre hyri edhe në sheshin “Skënderbej”, shkruan Tch. Gjatë protestës u plagos me plumb gome deputeti Kliti Hoti. Në pamjet e publikuara, ai shihet teksa afrohet drejt efektivëve të policisë dhe më pas goditet. Deputeti u transportua në Spitalin e Traumës, ku u vizitua edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 12 persona të lënduar, mes tyre deputeti Kliti Hoti, dy efektivë policie dhe një kalimtar i rastit.
Pas incidentit me deputetin, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të efektivit që qëlloi ndaj tij. Për rastin nisi hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, protestuesit krijuan një barrikadë pranë Bllokut të Ministrive. Një prej tyre tentoi të priste një shtyllë me gur fleksibël, ndërsa tensionet dhe përplasjet me policinë vijuan në disa pika të qendrës së Tiranës.

T� tjera
-
Policia apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik: Përdorni pajisjet dimërore, përshtateni shpejtësinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në t...
-
Çitaku-Speciales: U mor vesh sa herë shtrohet sofra në Hagë, tregoni si u gatua padrejtësia, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje
U.d kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj...
-
‘‘Vlerësim për përkushtimin dhe angazhimin’’, KFOR ndan medalje për pjesëtarët e tij për shërbimin në Kosovë
KFOR ka njoftuar se në kampin Film City, është zhvilluar një ceremoni e ndarj...
-
Aksion që nga ora 05:00, pastrohen rrugët në Viti dhe disa fshatra
Komuna e Vitisë ka realizuar intervenime për pastrimin e rrugëve nga bora në ...
-
Deri në 400 euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka dënuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar...
-
Dikur burgje famëkeqe, tani hotele luksoze
Në vitet e fundit të “Spastrimit të Madh” të Stalinit, historiani Lev Gumilyo...
-
PDK gati për miratimin e nismës së re për Specialen, LVV s’do nxitim, Aleanca premton votën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ...
-
Pezullohet nga detyra polici që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës
Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë, in...
-
Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit
Një plan i dyshuar për vrasjen e një personi në Prishtinë ka vënë në lëvizje ...
-
Plagosja e deputetit me plumb gome, ministri i Mbrojtjes: Të pezullohet menjëherë polici që e qëlloi
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo, ka urdhëruar pezulli...
-
Kirgizia krijon akullnaja artificiale për të siguruar ujë
Kulla akulli po ngrihen mbi fshatrat malorë të Kirgizisë dhe mund të jenë çel...
-
Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, a...































